Blitz

 Breaking News

Bella Hadid dhe The Weeknd bëjnë hapin e madh dhe të gjithë janë kaq të lumtur për këtë

Bella Hadid dhe The Weeknd bëjnë hapin e madh dhe të gjithë janë kaq të lumtur për këtë
October 26
09:41 2018

Ata janë kthyer në një nga çiftet më të preferuara të momentit dhe shumë janë gëzuar për rikthimin e tyre. Edhe pse gjithmonë ka pasur luhatje në marrëdhëniene e tyre tashmë ka ardhur koha që gjërat të bëhen serioze.

Bella Hadid është vetëm 22-vjeç dhe ka marrë propozimin që tashmë të zhvendoset të jetojë në shtëpinë e këngëtarit 28-vjeç në Neë York. Ai bën një jetë shumë luksoze në një apartament i cili kap shifrën  e 60.000 dollarësh në një zonë afër Tribeca-s.

Tmz shkruan se modelja ka një dashuri të madhe për The Weeknd dhe sigurisht nuk kishte si mos ta pranonte këtë propozim të tij pasi një hap i tillë do ti bënte gjërat edhe më serioze. Ka qënë puthja e tyre në festivalin e Kanës në Francë që vulosi rikthimin e tyre pas ndarjes së bujshme në nëntor të 2016-tës.

The Wekknd pas ndarjes me Bella Hadid u pati një lidhje 10-mujore me këngëtaren Selena Gomez e cila dukej që nuk do të kishte një fund të lumtur. Por tashmë që gjerat janë bërë kaq serioze mes këngëtarit dhe Bella-s duhet të bëhemi gati për dasëm të ardhshmë. /Blitz.al/

 

 

 

Share