Blitz

 Breaking News

Bëhuni gati sepse Beyonce dhe James Bond do të jenë “skuadra” më e re në Hollivud

Bëhuni gati sepse Beyonce dhe James Bond do të jenë “skuadra” më e re në Hollivud
August 28
18:19 2017

 

E keni imagjinuar ndonjëherë si do të ishte po të kishim në një film edhe agjentin misterioz 007, edhe mbretëreshën e muzikës pop? Epo, duket se ëndrrat na u bënë realitet!

Pasi Daniel Craig konfirmoi se do të veshë kostumin e agjentit James Bond në filmin e ri që pritet të publikohet në 2019-n, një tjetër emër i madh i shtohet projektit.

Burime pranë produksionit kanë konfirmuar për tabloide të njohur si “The Sun” se Beyonce është pretendentja kryesore dhe është në fazat finale të bisedimeve për të qenë pjesë e kolonës zanore të filmit, ashtu si Adele në “James Bond: The Skyfall”.

The Star shkruan: “Çifti Bey dhe Jay kontaktuan fillimisht me producentët e filmit, pasi Beyonce ishte bindur nga Adele se të shkruarit dhe kënduarit të një kolone zanore është një trampolinë goxha e mirë për karrierën muzikore”.

Nëse Beyonce do të konfirmojë këtë lajm, atëherë ky do të jetë projekti i saj i parë i madh që pas lindjes së binjakëve, Sir dhe Rumi. Deri atëherë le të kryqëzojmë gishtat! /Blitz.al/

Share