Blitz

 Breaking News

Bëhuni gati! Së shpejti Shakira do të vijë të performojë në Kosovë…

Bëhuni gati! Së shpejti Shakira do të vijë të performojë në Kosovë…
October 15
12:30 2018

Prej shumë vitesh tashmë Shakira është një nga këngëtaret e preferuara e më të ndjekura në të gjithë botën, e sigurisht që edhe në trojet shqiptare ka një numër të madh fansash.

Së shpejti do të inagurohet Ura e Ibrit në Mitrovicë, ku do të mbahet edhe një koncert madhështor në të cilin do të përformojë “një këngëtare amerikane”. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli në një njoftim në Facebook, ku shkruan se ura mund të mbajë edhe emrin e këngëtares.

Kanë qenë burime për “Klan Kosova” ato që kanë zbuluar se këngëtarja mund të jetë pikërisht Shakira, edhe pse nuk ka ende një konfirmim në lidhje me këtë. Në qoftë se kjo do të ndodhë, do të ishte një lajm fantastik për të gjithë fansat e këngëtares ne Shqipëri e Kosovë, të cilët do të kenë mundësi ta ndjekin LIVE. /Blitz.al/

Share