Blitz

 Breaking News

Bebe Rexha tregon krenare të pasmet dhe ka një mesazh për të gjithë

Bebe Rexha tregon krenare të pasmet dhe ka një mesazh për të gjithë
October 26
19:36 2018

Bebe Rexha përveç talentit që e ka bërë të jetë e suksesshme, ka qenë gjithnjë në vëmendjen e medias si një femër atraktive. Por duke qenë se shpesh bota e Hollywood-it ka kufizime dhe paragjykime për femrat dhe trupin e tyre, ajo ka shpërndarë një foto duke i dhënë të gjithëve një mesazh:

“Masa 8 dhe krenare. Gjithnjë kam dashur të jem një yll popi e dobët, por nuk do jem kurrë. Prandaj për të gjithë stilistët, mos më dërgoni masat fikse. Ato nuk më bëjnë dhe nuk do ndryshoj veten që të përshtatem me to. Punoni me mua dhe të pasmet e mia të mëdhaja.”

Mund të kuptojmë që është një mesazh i rëndësishëm jo vetëm për stilistët dhe botën e njerëzve të njohur, por për çdo njeri që ta dojë veten dhe trupin e tij ashtu siç është. /Blitz.al/

Share