Blitz

 Breaking News

Bebe Rexha i këndon dhe kërcen këngën, Enca e fton publikisht për një bashkëpunim

Bebe Rexha i këndon dhe kërcen këngën, Enca e fton publikisht për një bashkëpunim
November 11
19:14 2018

Njihet tanimë natyra suportive e Bebe Rexhës, e cila nuk lë rast pa mbështetur kolegët e saj shqiptarë dhe brohoritur me të madhe dashurinë për Shqipërinë.

Kemi parë shpesh foto dhe video që ajo poston me artistë të origjinës së saj, dhe vetëm pak ditë më parë qarkulloi dhe u bë virale në internet një video ku ajo dhe Dua kërcenin valle shqiptare.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “I’m a mess” ka publikuar një video në Instastory-n e profilit të saj në Instagram, duke kenduar dhe kërcyer këngën e Encës dhe Noizyt.

Video shoqërohet me mbishkrimin ku tregon se sa shumë e dashuron ajo muzikën shqiptare, ndërkohë që ne sfond dëgjohet kënga “Bow down”.

Në momentin që ka xhiruar videon, këngëtarja e njohur po bëhej gati për të marrë pjesë në eventin prestigjoz “NRJ Awards” në Kanë, ku prezente ishte gjithashtu edhe shqiptarja tjetër, Dua Lipa.

Sigurisht, postimi i Bebes nuk ka kaluar pa u vënë re nga Enca, e cila e ka ripostuar videon në fjalë në profilin e saj.

Enca ka shkuar edhe më tej duke e pyetur publikisht këngëtaren me origjinë shqiptare se kur do të bëjnë një bashkëpunim sëbashku.

Nuk dimë nëse përgjigjia e Bebes në këtë rast do jetë po ashtu publike, apo gocat do e kalojnë komunikimin në privat.

/blitz.al/

 

 

Share