Blitz

 Breaking News

Bashkëshortja e aktorit të njohur jep lajmin e dhimbshëm: “Sapo kalova një abort!”

Bashkëshortja e aktorit të njohur jep lajmin e dhimbshëm: “Sapo kalova një abort!”
April 05
11:20 2019

Image result for hilaria and alec baldwin

Bashkëshortja e aktorit të njohur Alec Baldwin ka tronditur opinionin publik me lajmin e fundit që ka dhënë në rrjetet sociale. Hilaria Baldwin ishte shtatzënë për herë të pestë, por fatkeqësisht kjo shtatzëni është ndërprerë.

“Unë dua të ndaj me ju lajmin se jam duke përjetuar një abort. Gjithmonë i kam premtuar vetes së do të mbetesha shtatzënë sërish dhe këtë lajm do ta ndaja shumë herët m ju, edhe pse po vuaj një humbje në publik”- ka shkruajtur ajo në Twitter..

Por nuk e ka lënë me kaq, pasi ka postuar një foto me bikini në Instagram dhe shkruan: “Kam qenë e hapur me ju për familjen, stërvitjen e Yogas, shtatzënitë dhe nuk dua ta mbaj këtë të fshehtë vetëm sepse nuk është aq pozitive sa të tjerat”.

Një moment ky shumë i vështirë për familjen Baldwin, por dhe bashëkshorti i saj ka bërë një deklaratë publike, ku përbri fotos së Hilarias shkruan: “Gruaja ime është e mirë dhe bujare që mbështet gratë e tjera”./Blitz.al/

Share