Blitz

 Breaking News

Bashkëpunoi me këngëtarët ndërkombëtarë, ja çfarë kanë thënë ata për Era Istrefin

Bashkëpunoi me këngëtarët ndërkombëtarë, ja çfarë kanë thënë ata për Era Istrefin
November 11
09:58 2018

Vetëm dy ditë më parë, Era Istrefi publikoi dy bashkëpunimet e radhës me këngëtarët ndërkombëtarë:

“Anything More” me Steve Aoki dhe “Purpose” me Jonas Blue.

Të dyja janë pjesë e albumeve përkatëse të këngëtarëve dhe për këtë, ata kanë folur për “Billboard”.

“Kjo këngë ishte pak më urbane në produksion. Kënga thjesht më dërgoi në atë drejtim. Era Istrefi ishte zgjedhja perfekte. Kishte pikërisht stilin e duhur për këtë këngë. Jam shumë i lumtur për mënyrën si u finalizua produksioni.”- është shprehur Jonas Blue.

“Edhe njëherë, ideja që nuk ka kufi me muzikën. E dashuroj që ky album qarkullon botën. Ajo është absolutisht një këngëtare e mrekullueshme, dhe kam dashur gjithnjë të punoj me të. Shkëlqeu në këngën me Will Smith dhe Nicky Jam. Isha shumë i lumtur që emri i saj ndriçoi në atë mënyrë. Pas kësaj, mendoj se ajo ishte për “Anything more”. E kam pasur si ide për një kohë të gjatë, dhe doja të merrja vokalisten e duhur për të, tingullin e duhur të vokalit. E dashuroj zërin e saj. Ishte një ndër ato gjërat që e dija që doja të punoja me të, e dija që ajo “do e qante” dhe më pas, ajo e përfundoi. Ishte një përshtatje natyrale. “- tregoi Steve Aoki.

Ai më pas tregoi se vetë kënga përshtatet shumë me jetën e studentëve, që dhe pse mund të mos kenë para apo gjëra të tjera në jetë, mbështeten vetëm te partneri i tyre dhe dashuria për ta.

Gjithsesi, përveç suksesit të këngëve, është gjithnjë i rëndësishëm bashkëpunimi që dy profesionistë kanë. Pas këtyre fjalëve, mund të themi vetëm që jemi krenarë për Erën dhe suksesin e saj. /Blitz.al/

Share