Blitz

 Breaking News

Bashkëpunimi i rradhës i Era Istrefit do të jetë me reperin e famshëm

Bashkëpunimi i rradhës i Era Istrefit do të jetë me reperin e famshëm
September 17
09:36 2019

Era Istrefi tashmë është një emër i konsoliduar i muzikës, jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare, sepse edhe nëse bashkëpunimet e fundit me artistët e huaj nuk kanë kanë pasur suksesin me të cilin jemi mësuar ta shohim, ajo sërish mbetet Era që ka performuar në finalen e një botërori me Will Smith dhe Nicky Jam.

 

View this post on Instagram

 

Omw🧡

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Megjithatë duket se pas disa këngëve si “Nuk e di”, që ishte bashkëpunimi me Nora Istrefin dhe “Sayonara”, Era është rikthyer tek projektet e përbashkëta me emra të famshëm të muzikës.

Ka qenë vetë këngëtarja, që me anë të një postimi në Instagram, ka lajmëruar se të premten e ardhshme do të publikohet projekti i ri, një bashkëpunim me dyshen e njour Yellow Claw:

 

View this post on Instagram

 

HOT BOY SUMMER OR SOME SHIT

A post shared by Yellow M.F. Claw (@yellowclaw) on

Dhe me reperin e famshëm Offset, që njihet për hitet me grupin “Migos”. Ah po, dhe për martesën me Cardi B, detaj i vogël.

 

View this post on Instagram

 

JOB INTERVIEW SMILE 😃 🍫🍫🍫🍫🍫🍫🍫

A post shared by OFFSET (@offsetyrn) on

Kënga do të mbajë emrin “Let’s get married”:

 

View this post on Instagram

 

FRIDAY

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Dhe po hamendësojmë duke thënë se do të flasi për martesën. Megjithatë duhet të presim të premten për ta dëgjuar të plotë këtë projekt, që në letër duket shumë premtues. /Blitz.al/

 

Share