Blitz

 Breaking News

Balerina e TKOB bën dedikimin më të ëmbël: Ti je dashuria ime e madhe, e përjetshme, e çmendur…

February 14
13:33 2017

 

Isida Mollaymeri është përpjekur gjithnjë ta mbajë sa më larg mediave jetën e saj private. Megjithatë, në një ditë kaq të veçantë si 14 shkurti të gjithë nxjerrin të fshehtat e tyre të dashurisë apo  të dashurin misterioz. Në fakt, Isida nuk e ka zbuluar, por ka bërë një nga deklaratat më të bukura që një mashkull mund të marrë ndonjëherë.

“Kjo ditë është shumë e bukur, si të gjitha ditët e Zotit, por meqë këto ditë kanë lënë shenjë në jetë e në memorien time që kur ti je bërë pjesë e tyre, po të them për të disatën herë që ti je dashuria ime e çmendur, e madhe, e vetme dhe e përjetshme. Mirënjohje për njeriun që më bën të ndihem… të ndihesh njeri më i mirë dhe i lumtur është gjithçka në jetë”,- shkruan balerina e njohur.

Isida ka zgjedhur që ta kalojë ditën e të dashuruarve në Turqi, siç shihet edhe në postimin e saj në Instagram./Blitz.al/

Share