Blitz

 Breaking News

Aurela Gaçe – Robert Ndrenikës: “Edhe 100, legjendë e gjallë!”

Aurela Gaçe – Robert Ndrenikës: “Edhe 100, legjendë e gjallë!”
January 10
19:03 2017

Aktori i madh i skenës shqiptare, Robert Ndrenika, feston sot 75- vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për artistin nuk mund të mungonte edhe një urim special nga këngëtarja Aurela Gaçe.

Bashkangjitur me një fotografi të Ndrenikës, këngëtarja shkruan në Facebook:

“Edhe 100 mjeshtër, enciklopedi, legjendë e gjallë! Sa me fat jemi që jetuam në kohën kur ti i dhe kaq shumë teatrit e filmit shqiptar! E jemi akoma duke marrë nga shpirti yt i derdhur në role. Sot 75-vjetori, urime Robert Ndrenika!”.

Siç dihet, Aurela Gaçe studimet e larta i ka kryer për aktrim në Akademinë e Arteve dhe kinematografia është një tjetër derivat i artit që ajo e preferon shumë./Blitz.al/

aurela

 

Share