Blitz

 Breaking News

Arrestohet vëllai i Alketa Vejsiut, reagon opozita: “I ka shërbyer Alketa Ramës, aq sa ai ti kthejë minat në fishëkzjarrë!”

Arrestohet vëllai i Alketa Vejsiut, reagon opozita: “I ka shërbyer Alketa Ramës, aq sa ai ti kthejë minat në fishëkzjarrë!”
October 01
11:23 2018

Ditën e djeshme Policia e Lezhës ka bërë një operacion të koduar “Telekomanda” ku ka arrestuar vëllain e moderatores së njohur Alketa Vjesiut, Endrit Vejsiu.

29 vjeçari është vënë në pranga pasi në automjetin e tij u gjetën 4 mina me telekomandë dhe rreth 3 kg kanabis sativa e paketuar gati për shitje. Pas kësaj ka patur reagime edhe nga opozita, të cilët i janë kundërvënë Alketa Vejsiut.

Edmond Spaho ka bërë një postim në Facebook ku shkruan: “Hë se të liron Rama. I ka shërbyer aq shumë Alketa sa minat do i kthejnë në fishekzjarrë e kanabisin e bëjnë çaj”.

Dhe Edi Paloka në anën tjetër ka ngritur një pyetje nëpërmjet postimit të tij në Facebook: “Si ka mundësi që të gjithë ata që i shërbejnë këtij monster kryeministër, herët a vonë dalin të lidhur me krimin në një mënyrë apo një tjetër?

Ndërkohë që pas këtyre akuzave nuk ka asnjë reagim nga moderatorja, e cila nuk është përfshirë aspak në këtë ngjarje publikisht./Blitz.al/

Share