Blitz

 Breaking News

Armina Mevlani, e pikëlluar për humbjen e këngëtarit: “Nuk do të të harroj kurrë!”

Armina Mevlani, e pikëlluar për humbjen e këngëtarit: “Nuk do të të harroj kurrë!”
July 21
10:16 2017

Blogerja Armina Mevlani gjithnjë i ka shprehur hapur preferencat e saj muzikore në mënyrë që të bisedojë për to edhe me ndjekësit e saj të shumtë në rrjete sociale. Shpesh e kemi parë të udhëtojë drejt vendeve të ndryshme enkas për të ndjekur “live” performancat e këngëtarëve të saj të preferuar, që në shumicën e rasteve janë bandat e rrokut të vjetër.

Mund ta merrni me mend se lajmi për largimin nga jeta të Chester Bennington ka qenë një ndër më të hidhurit për Arminën. Ajo ka vendosur që të ndajë me të gjithë një shkrim të shkurtër në Instagram teksa ka postuar një foto të këngëtarit të ndjerë duke kënduar. “Muzika jote më ka ndjekur në fëmijëri dhe adoleshencë. Koncerti “live” i Linkin Park ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura të jetës time e ndonëse ti do të më mungosh shumë, unë nuk do të të harroj kurrë Chester Bennington! U prehsh në paqe!” – ka përfunduar ajo, ndërkohë që një nga komentet më pikante ka qenë ai i këngëtares Orgesa Zaimi, e cila ka shprehur të njëjtën mërzi. /Blitz.al/

Share