Blitz

 Breaking News

Armela e Big Brother i hyn muzikës, zbulon se kur do të dalë kënga e saj e parë

Armela e Big Brother i hyn muzikës, zbulon se kur do të dalë kënga e saj e parë
April 30
18:20 2019

Ish-banorja e Big Brother 9, Armela Hyseni, është nga ato personazhe që edhe pse e përfundoi brenda një kohe të shkurtër qëndrimin në shtëpinë e reality show-t, popullaritetin më të madh e fitoi pas daljes nga gara.

Ajo është një nga personazhet që përjetuan eksperiencën e “izolimit” për 100 ditë brenda një shtëpie të monitoruar të 24 orët e ditës nga kamerat. Së fundmi është zbuluar se Armela ka vendosur të përfshihet në muzikë. Në disa postime të saj në Instastory, ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë një këngë.

Blitz.al ka mësuar se Armela aktualisht është duke xhiruar videoklipin e saj të parë.  Nëse sheh postimin e saj të fundit kupton se ajo ndodhet në Prishtinë ku mesa duket po xhirohen skena të klipit. E kontaktuar nga gazetarët e Blitz.al ajo nuk ka zbuluar shumë detaje duke preferuar ta ruajë këtë projekt surprizë deri në fund.

Armela ka pohuar se aktualisht po merret me muzikë dhe kënga do të dalë në muajin maj.

Epo për të gjithë ju që e simpatizoni ish-konkurrenten e Big Brother do duhet të prisni edhe pak ditë./Blitz.al/

 

Share