Blitz

 Breaking News

Ariana Grande u dedikon një këngë ish të dashurve të saj dhe ka një mesazh për ta!

Ariana Grande u dedikon një këngë ish të dashurve të saj dhe ka një mesazh për ta!
November 04
10:32 2018

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka qenë në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga jeta të ish të dashurit të saj Mac Miller si dhe për ndarjen nga i fejuari Pete Davidson.

Pas gjithë këtyre, duket se Ariana ka vendosur të bëjë një këngë dedikuar të gjithë ish të dashurve të saj. Madje nga vetë titulli “Thank u, next” na bën të mendojmë se pas kësaj ajo dëshiron të fillojë një kaitull të ri duke e lënë të shkuarën pas…

“Mendova se do të përfundoja me Sean, por ai nuk ishte një ndeshje…
Shkrova disa këngë për Ricky-n, tani i dëgjoj dhe qesh….
Edhe pothuajse u martova dhe jam shumë mirenjohëse ndaj Pete….
Dëshiroj t’i them faleminderit Malcolm [Mac Miller] sepse ai ishte një engjëll…” – këndon Ariana në këngën e saj./Blitz.al/

Share