Blitz

 Breaking News

Ariana Grande, fansat të shqetësuar për postimet e saj: “Jam e lodhur… dua vetëm një ditë paqe”

Ariana Grande, fansat të shqetësuar për postimet e saj: “Jam e lodhur… dua vetëm një ditë paqe”
September 28
17:29 2018

“Dua vetëm një ditë paqe, vetëm një…”- kështu është shprehur Ariana Grande në  postimin e fundit në Twitter dhe ka shqetësuar ndjekësit e saj që arrijnë shifrën e 58 milionëve.

Reagime të menjëhershmë ka pasur me anë të komenteve të cilët e kanë inkurajuar këngëtaren duke i dhënë forcë. Ky nuk ka qenë një vit i lehtë për të. Në fillim një sulm terrorist në koncertin e saj ku pati 30 viktima, para tre javësh u nda nga jeta ish- i dashuri i saj reperi Mac Miller.

“Gjithçka do të jetë mirë” është fraza të cilën Ariana e përdor më shumë në postimet e  saja. Këtë e ka përdorur edhe ish- i dashuri i saj dhe duket se ajo gjen ngushëllim kur shprehet në mënyrë të tillë.

Ariana nuk ka arritur dot të kapërcejë dhimbjen dhe performanca e saj e fundit ishte me 1 shtator. Për ta mbajtur të gjallë kujtimin e tij këngëtarja vendosi që të kujdeset për qenin e Miller të cilin reperi e kishte që nga viti 2007.

Nga videoja e postuar me të Ariana ka një fytyrë të trishtuar dhe duket se po përjeton një moment të vështirë. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

all the kisses. happy fall.

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

Share