Arbana, “(ar)mikja” e Xhemit në Instagram, i publikon foto kur sapo është zgjuar nga gjumi
Ato janë dy shoqe të ngushta që herë pas here i nxjerrin “të palarat” njëra-tjetrës në Instagram. Arbana Osmanin dhe Xhemi Shehun i shohim shpesh të komentojnë me batuta në rrjetet sociale. Ditë më parë moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” publikoi një foto të Xhemit me maskë në fytyrë që shumëkush nuk do të kishte guxim ta publikonte, por mikesha e saj e trajtoi me humor. Sot Arbana ka bërë postimin e radhës, një foto të Xhemit kur sapo është zgjuar nga gjumi.
“Ai momenti kur e ke marrë në telefon 63773 herë dhe të thotë “mjesi” në 11:29”,- shkruan Arbana me shaka.
Kjo është një situatë që të gjithë e kemi provuar me shoqet tona të ngushta. Xhemi i ka dërguar një foto Arbanës dhe ajo ia ka publikuar në Instagram, ndoshta për t’i dhënë një “mësim”. Si gjithmonë, vajzat edhe këtë herë kanë bërë shaka mes tyre, edhe pse më e fituara ka dalë sërish Xhemi pasi komentuesit e kanë komplimentuar për bukurinë e saj në orët e para të mëngjesit./Blitz.al/