Blitz

 Breaking News

Anxhela Peristeri: “Për pak dola topless…”

Anxhela Peristeri: “Për pak dola topless…”
January 10
15:26 2017

Pasditen e djeshme, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”. Por veshja e saj me një dekolte paksa të ekzagjeruar u bë temë bisede në rrjetet sociale dhe në media.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar vetë Anxhela nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shpjegon situatën paksa të sikletshme.

“Si nuk ma ngriti një njeri bluzën te Rudina se për pak do të dilja topless. Nejse, ju mos u mërzisni kaq shumë se nuk e bëj më. Do e kem mendjen këtej e tutje”,- shkruan ajo.

Duket se Anxhela nuk e ka vënë re se bluza i ka “rënë” duke ekspozuar së tepërmi gjoksin e saj./Blitz.al/

anxhela

Share