Anulohet dasma e Marinës dhe Getoarit…
August 24
23:19
2017
E gjithë vëmendja e shqiptarëve është drejtuar nga Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, të cilët më në fund do të martohen.
Ata kanë qenë shumë të rezervuar dhe nuk kanë dhënë ende detajet se kur dhe si do të jetë dasma e tyre.
Thuhej se ceremonia martesore do të zhvillohej në Prishtinë më 10 shtator, por duket se gjithçka ka ndryshuar.
Prive.al shkruan se në ditët e fundit, Geti dhe Marina kanë ndryshuar planet duke e zhvendosur ceremoninë në Shqipëri.
Nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur rreth dy javë para datës së madhe, por detajet e tjera priten të zbulohen me kalimin e ditëve.