Blitz

 Breaking News

Anjeza Maja pjesë e stafit të Kryeministrit Rama!

Anjeza Maja pjesë e stafit të Kryeministrit Rama!
October 06
15:09 2018

Largimi i Anjeza Majës nga “Në shtvpinë tonë” në Top Channel u diskutua gjatë në media.

Shumë fansa të moderatores ishin kurioz të dinin  se përse Anjeza zgjodhi të largohej nga televizioni në të cilin prej vitesh shfaqej si moderatore.

Pjesëmarrja e saj në “Dance With Me”  prej disa javësh është projekti me të cilin Maja po merret aktualisht. Në  fakt kështu kanë menduar të gjithë  por gjatë gjithë  kësaj kohe Anjeza është  marrë  me hapjen e biznesit të  saj të ri dhe me një  projekt që  do ta përfshijë atë në stafin kryeministror. Vetë Anjeza e ka treguar këtë  fakt në një intervistë për “Class”.

“Ah, po, së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale.”,- ka rrëfyer Anjeza duke zbuluar kështu se kjo në fakt nuk është shkëputje për të nga televizioni, por një tërheqje për të punuar vrullshëm në prapavijë.

Share