Blitz

 Breaking News

Anjeza Maja pëson një incident, mungon në skenën e “Dance with me”

Anjeza Maja pëson një incident, mungon në skenën e “Dance with me”
November 19
20:47 2018

Mbrëmjen e  sotme, moderatorja Anjeza Maja nuk ka kërcyer në spektaklin “Dance with me” duke qenë se ka pësuar një incident.

Romeon, partnerin e saj në kërcim e ka shoqëruar në skenë vëllai i tij binjak Donaldi, duke zëvëndësuar në një farë mënyre mungesën e Anjezës. Pasi ka përfunduar kërcimin, Romeo është shprehur se janë përgatitur një orë para fillimit të spektaklit, duke qenë se Anjeza kishte thyer gishtin e vogël të këmbës. Madje ai ka thënë me shaka:

“Anjeza theu një gisht që nuk i duhej, të voglin”.

Pavarësisht se edhe aktori u shpreh se ndjehu mungesën e Anjezës, ai ka marrë një rezultat të lartë dhe i është drejtuar Anjezës: “Thyej një gisht çdo javë që të marrim pikë të plota”.

Anjeza ka ndjekur kërcimin nga kasti i jurisë, ku ka qëndruar pranë Robert Alias, Valbona Selimllarit dhe Bes Kallakut./Blitz.al/

Share