Blitz

 Breaking News

Amber Heard për divorcin nga Johnny Depp: “Dua sërish jetën që kam pasur”

Amber Heard për divorcin nga Johnny Depp: “Dua sërish jetën që kam pasur”
January 10
11:25 2017

Vazhdon saga e akuzave të Amber Heard dhe Johnny Depp ndaj njëri-tjetrin dhe ende nuk po bien në një marrëveshje lidhur me kushtet e divorcit.

Pas akuzave të Heard, Depp ka kërkuar një dëmshpërblim prej 100.000 dollarësh në gjykatë dhe për këtë aktorja ka pasur një reagim: “Johnny dhe avokati i tij po përpiqen të më vështirësojnë jetën. Ai po i bën të gjitha këto me qëllim dhe po e vonon shumë arritjen e divorcit. Këto lëvizje janë shokuese, unë thjesht dua sërish jetën që kam pasur para se ta njihja, vetëm kaq”, – është shprehur e revoltuar Heard.

/Blitz.al/

Share