Blitz

 Breaking News

AMAs 2018, këta ishin të veshurit më mirë dhe më keq në tapetin e kuq!

AMAs 2018, këta ishin të veshurit më mirë dhe më keq në tapetin e kuq!
October 10
16:25 2018

Dje u zhvillua AMAs (American Music Awards) në Los Angeles dhe përvec performancave dhe fituesve, vëmendja ishte dhe te tapeti i kuq dhe veshjet. Kritikët vlerësuan veshjet me të mira dhe ato më pak të mira, ose më të papërshtatshme për eventin.

Të veshurit më keq

Jennifer Lopez

Mund të themi se nuk qëlloi në shenjë këtë herë. Pavarësisht se e vlerësojnë që veshi rozën si ngjyrën symbol të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, fustani i saj dukej  si për një fituese të konkursit të bukurisë dhe jo për një tapet të kuq.

Rita Ora

Rita dukej sikur kishte dalë nga një vrimë e zezë me një fustan me mëngë që nuk shkonin aspak.

Post Malone

Nuk ishim të surprizuar nga kjo veshje sepse ishte totalisht brenda stilit të tij, por s’ishte kombinimi i duhur. Për më tepër, u shfaq në tapet të kuq me një pijë në gotë plastike.

Dua Lipa

Mund të kishte bërë një zgjedhje edhe më të mirë. Dukej sikur ishte gati për dasëm.

Të veshurit më mirë

Tyra Banks

Një fund  metalik me thekë, i kombinuar me një këmishë klasike të bardhë, modelja Tyra Banks akoma vazhdon të shkëlqejë.

Khalid

Ishte një hap më përpara me trended me këtë kostum rozë dhe me atlete të bardha, duke e bërë veshjen e tij të dukej dhe pak “casual”.

Ciara

Sensuale dhe trendi… Vetëm këtë mund të themi për Ciarën që ishte veshur me një fustan sportive të shkurtër. Takat ishin dhe elementi i fundit i mrekullueshëm në veshjen e saj.

Cardi B

Mund të mos konsiderohet aspak një veshje e bukur, por meriton një duartrokitje që gjithnjë është e guximshme në stilin e saj të veçantë.

/Blitz.al/

Share