Blitz

 Breaking News

Almeda Abazi “tërheq këmbën zvarrë”, motra e saj fejohet siç e do zakoni

Almeda Abazi “tërheq këmbën zvarrë”, motra e saj fejohet siç e do zakoni
September 27
10:08 2018

Ish-missi shqiptar Almeda Abazi  e cila prej vitesh jeton  në Turqi na ka treguar nëpërmjet disa “Instastory-ve” se ka fejuar motrën e saj të vogël Ilden me basketbollistin e njohur turk Kenan Sipahi.

Nga detajet e publikuara duket se çifti kanë ndjekur të gjitha zakonet e Stambollit. Familja e Kenan ka shkuar në shtëpinë e Ildës së bashku me prindërit dhe ka kërkuar dorën e saj.  Familja e Almedës i kanë dhënë bekimin çiftit dhe ka qenë babai i basketbollisit i cili preu shiritin e unazave duke i fejuar zyrtarisht Ildën dhe Kenan.

Traditat ngjajnë shumë me ato të vendit tonë sepse të njëjtën procedurë ndjekin shumë qytete të Shqipërisë ku pa takimin e familjeve në shtëpitë e njëra-tjetrës fejesa nuk mund të quhet zyrtare. Urime çiftit!  /Blitz.al/

 

Share