Blitz

 Breaking News

Alketa Vejsiu i thur lavde këngëtares shqiptare: “Ajo e bëri qytetin të dukej ndryshe…”

Alketa Vejsiu i thur lavde këngëtares shqiptare: “Ajo e bëri qytetin të dukej ndryshe…”
August 03
08:34 2017

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të suksesshme të ekranit shqiptar. Rrallëherë ndodh që Alketa t’i dedikojë një shkrim të tërë një personazhi publik por duket se njëri prej tyre ia ka marrë zemrën. Bëhet fjalë për këngëtaren Jonida Maliqi. Në një postim në Instagram, Alketa ka zgjedhur fjalët më të bukura për të komplimentuar mikeshën e saj, por këtë herë jo si këngëtare…

“Jonida Maliqi është vajza që e bëri qytetin të duket ndryshe me stilin e saj plot ngjyra. Ajo ka qenë gjithnjë fëmija i preferuar për mua në Pallatin e Pionierëve dhe unë e dija se një ditë do të bëhej këngëtare, por në atë kohë nuk mund ta imagjinoja se do të bëhej gjithashtu një njeri me influencë dhe ikonë mode. Prisni dhe shihni! Ka gjëra të bukura Jonida në sirtar”,- ka shkruar Alketa në Instagram.

Një miqësi që numëron shumë vite kjo e që vazhdon të mbetet po aq e fortë si në fillimet e saj. /Blitz.al/

Share