Blitz

 Breaking News

Albana Osmani zbulon projektin që do ta rikthejë në media

Albana Osmani zbulon projektin që do ta rikthejë në media
May 03
09:45 2019

Që pas rolit si opinoniste në “Top Show Mag”, Albana Osmani nuk ka qenë e impenjuar me asnjë projekt televiziv dhe në ekran e kemi parë vetëm si të intervistuar në emisione të ndryshme. Shkak për këtë, mund të ketë qenë mungesa e një propozimi interesant ose fakti që moderatorja i është përkushtuar me kohë të plotë fondacionin ndërkombëtar “Ti je një Luledielli”.

Megjithatë tani duket se është koha e duhur për të që të kthehet në media, por jo në atë që jemi mësuar ta shohim. Me anë të një postimi në Instagram, ajo tregon se shumë shpejtë do ta shohim në një radio, emri i së cilës me shumë gjasa do të jetë “O1” ose ‘O One” dhe slogani do të jetë “Turn on your life”, pra “Ndize jetën tënde”. Besoj se e kuptoni analogjinë mes jetës dhe radios në këtë slogan.

Gjithsesi, burime për “Revistën Who” ka dhënë më shumë detaje për këtë projekt. Ato jo vetëm që kanë konfirmuar se Albana do të shkëputet, të paktën përkohësisht nga televizioni, për t’ju dedikuar radios, por edhe kanë zbulaur se kjo media do të jetë online dhe moderatotorja do të ketë një rol dreejtues në të. Pra duket se Osmani do i përshtatet trendit të kohës, ku shumë personazhe televizve po eksperimentojnë me mediat apo emisionet online.

Ndërkohë këtu mund ta shihni ish-drejtuesen e “Big Brother Albania Fan Club” duke bërë një dëgjim testues të Radio “O One”:

 

View this post on Instagram

 

O1 #test #test #1 #2 #3 #prova 😝 O e madhe e shtypit, dhe numri 1. #turnONyourlife 📻

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

/Blitz.al/

Share