Blitz

 Breaking News

Albana Osmani: “Mendoj të kem shumë fëmijë…Nuk nxitohem të gjej dikë se ashtu e kërkon morali apo shoqëria”

Albana Osmani: “Mendoj të kem shumë fëmijë…Nuk nxitohem të gjej dikë se ashtu e kërkon morali apo shoqëria”
September 02
13:41 2017

Prej muajsh tashmë, Albana Osmani ka qenë në qendër të mediave jo vetëm për rolin e saj si moderatore apo për faktin se është një personazh publik,  por edhe sepse ndërmori një nga fushatat më të komentuara të bamirësisë në Shqipëri. “Ti je një luledielli” ishte fushata që u erdhi në ndihmë fëmijëve të sëmurë nga sëmundjet e gjakut dhe siguroi pajisjet e nevojshme për shërbimin e onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.

Ky projekt ndryshoi shumë gjëra në jetën e Albanës. Në një intervistë për “Bluetooth”, moderatorja ka treguar se në planet e saj është ndërkombëtarëzimi i kësaj nisme. Për sa i përket jetës private, duket se Albana është ende beqare, por ndër vajzat më seksi të showbiz-it tonë edhe pse në të ardhmen dëshiron të ketë shumë fëmijë, ashtu siç dhe ka treguar.

Po mendoj të kem më shumë se sa një fëmijë, por së pari duhet të gjej babain e fëmijës tim”,- është shprehur moderatorja.

Por çfarë kërkon Albana te një mashkull?

“Kërkoj të jetë i zgjuar, të jetë i realizuar në jetën e tij dhe i aftë të pranojë të mirat dhe të këqijat tek unë, ashtu sikurse unë tek ai. Duhet të kem një kimi mjaft të madhe, energji pozitive dhe nuk është se ka receta te këto gjëra, kur gjen shpirtin binjak thjesht e ndjen dhe kaq.

Është e vërtetë që ekrani të vesh me një lloj magjie apo idealizimi, por për mua nuk ka qenë kurrë pengesë në krijimin e marrëdhënieve me të gjithë, jo vetëm me meshkujt.

Unë jam e idesë të gëzosh jetën, veten dhe ata që të rrethojnë dhe këto klishetë më duken shumë patriarkale dhe të dala mode, pra preferoj më mirë të pres momentin dhe njeriun e duhur sesa të nxitohem vetëm për hir të rregullave që vendos shoqëria apo morali”,- është shprehur Albana./Blitz.al/

Share