Blitz

 Breaking News

Akuzohet nga ish-modelja për përdhunim, Cristiano Ronaldo: “Më fal, zakonisht jam gentleman”

Akuzohet nga ish-modelja për përdhunim, Cristiano Ronaldo: “Më fal, zakonisht jam gentleman”
October 01
17:07 2018

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo është duke u përballuar me një akuzë në gjykatë për përdhunimin e një ish-modeleje amerikane në 2009. Sipas padisë ai ka detyruar Kathryn Mayorga, e cila tani është mësuese, të kryejë marrdhënie seksuale me të në suitën e një hoteli në Las Vegas.

Gazeta gjermane Der Spiegel ka folur me ish modelen dhe ka zbuluar se ajo e ka paditur që të nesërmen e kohës kur ka ndodhur ngjarja futbollistin, por ishte detyruar nga avokatët e tij të nënshkruante një marrveshje. Kështu ajo përfitoi rreth 375 mijë dollarë nga kjo marrveshje në këmbim që mos e përmendte më kurrë rastin. Por tani pas 9 vitesh, Kathryn thotë se ngjarja vazhdon t’i shkaktojë probleme emocionale dhe stres, e duke u frymëzuar dhe nga fushata #MeToo ka vendosur të flasë e ta denoncojë në gjykatë Ronaldo që të paguajë çmimin për atë që ka bërë.

Nga dokumentat e padisë mësohet se ylli portugez pasi e ka ftuar ish modelen në suitën e tij, është zhveshur para saj dhe ka tentuar ta kryejnë marrdhënie me të. Fillimisht ajo ka rezistuar duke ju përgjëruar të ndalojë por më pas ai ka ushtruar forcë mbi të dhe e ka përdhunuar. Në fund a ii ka thënë “ Më vjen keq, zakonisht jam një gentleman” dhe e ka lejuar të dalë nga dhoma.

Vetë Ronaldo ka postuar në Instagram një video ditën e djeshme, menjëherë pasi avokatët  kishin dorëzuar dokumentat e mbrojtjes së tij në këtë padi, ku dëgjohet të thotë “Ajo që thonë për mua: të rreme, lajme të rreme. Duan të bëhen të famshëm, të thonë emrin tim. Është pjesë e punës time. Jam një njëri i lumtur dhe gjithçka është mirë”

Fituesi i “Topit të Artë” është i disati futbollist që paditet për përdhunim, kujtojmë që ish futbollisti i Interit Adriano ose dhe braziliani tjetër Robinho janë përballur më parë me të tilla akuza, ndërkohë që ish lojtari i City-t Adam Johnson është duke vuajtur dënimin në burg për abuzim seksual me minorenë. /Blitz.al/

Share