Blitz

 Breaking News

Aktorja shqiptare flet për të kaluarën: Ish-bashkëshorti më ka dhunuar

Aktorja shqiptare flet për të kaluarën: Ish-bashkëshorti më ka dhunuar
November 27
11:05 2018

Ajo nuk e ka të lehtë të flas për të kaluarën e saj por aktorja shqiptare Arjola Demiri e cila ka luajtur rolin e “Çbanja” në serialin “O sa mirë” ka rrëfyer disa të vërtëta për jetën e saj.

Aktorja ka vendosur të flasë që të ndërgjegjësoj të gjitha femrat e dhunuar në Shqipëri e Kosovë.

Arjola ka tashmë 6 vite që është ndarë me ish-bashkëshortin e saj me të cilin solli në jetë 3 fëmijët e saj.. Në emisionin “SevenBizz” ajo ka rrëfyer arsyet e kësaj ndarje nga keqkuptimet, nisja e lidhjes në një moshë të vogël. Por përveç tyre arsyeja madhore ka qenë ushtrimi i dhunës. Aktorja tha se ai ka ushtruar dhunë tek ajo dhe kjo histori bëri që ajo për 3 vite të mos mendonte për një lidhje me një tjetër djalë edhe pse ishte single.

Aktorja nuk ka folur me detaje por u shpreh se është shumë e vështirë të gjesh përsonin e duhur me të cilin do të kalosh gjithë jetën.

Share