Blitz

 Breaking News

Aktorja e njohur u përdhunua në moshën 14 vjeçare, rrëfehet pas 25 vitesh!

Aktorja e njohur u përdhunua në moshën 14 vjeçare, rrëfehet pas 25 vitesh!
September 28
18:16 2018

Related image

Tashmë shumë personazhe të njohur kanë ndarë në rrjetet sociale dhe në intervista të ndryshme historitë e tyre të abuzimeve seksuale.

Një gjë të tillë e ka kaluar edhe aktorja Busy Philipps, të cilën e njohim nga filmat “Freaks & Geeks” dhe “Dawson’s Creek”.   Ajo ka treguar pak ditë më parë historinë e saj nëpërmjet një postimi në Instagram.

Busy ka publikuar një foto në moshën 14 vjeçare dhe shkruan: “Këtu jam unë në moshën 14 vjeçare, mosha kur jam përdhunuar. Mu deshën 25 vite për ta thënë këtë”.

Më tej ajo ka treguar se historinë e përdhunimit të saj ua ka thënë familjarëve 4 muaj më parë dhe tashmë e ka shkruajtur në librin që do të publikojë muajin tjetër.

“Sot është dita kur nuk duhet të rrimë më në heshtje. Por kam frikë ta postoj këtë sepse nuk mund ta imagjinoj atë që Dr Ford ndjen tani”.- ka thënë ajo.

Busy është e martuar me regjisorin Marc Silverstein dhe ka dy fëmijë/Blitz.al/

Image result for busy philipps

Share