Blitz

 Breaking News

Aktorja e njohur e “Fifty Shades Freed” në pritje të ëmbël? Mediat zbulojnë festën e çiftit

Aktorja e njohur e “Fifty Shades Freed” në pritje të ëmbël? Mediat zbulojnë festën e çiftit
October 09
16:17 2018

Chris Martin dhe Dakota Johnson janë në pritje të një fëmije dhe për këtë kanë organizuar një festë në shtëpinë e Chris.

TMZ shkruan se Chris dhe Dakota të cilët  janë njohur para një viti, kanë festuar të dielën në oborrin e shtëpisë dhe në ajër dukeshin tollumbace ngjyrë blu dhe rozë. Në festë kanë qenë edhe miq të çiftit të fotografuar nga mediat si Melanie Griffith apo Don Johnson si dhe Sean Penn bashkë me Julia Robert.

Ka qenë vargu i tollumbaceve blu i cili është ngritur në ajër gjë që tregon se çifti mund të jetë në pritje të një djali.

Por pas lajmeve përfaqësuesit e Dakota Johnson u shprehen për “Us Weekly” se lajmi nuk është i vërtetë dhe se ata u mblodhen vetëm për një ditëlindje.

/Blitz.al/

Share