Blitz

 Breaking News

Aktorja e njohur amerikane nderon babanë në “Golden Globe”

January 09
17:35 2017

Mandatory Credit: Photo by Buckner/Variety/REX/Shutterstock (5577734z) Viola Davis The 22nd Annual Screen Actors Guild Awards, Press Room, Los Angeles, America - 30 Jan 2016

E njohur për rolin e saj në serialin “How to get away with murder” dhe në “Fences”, Viola Davis ka arritur që mbrëmjen e kaluar të rrëmbejë për herë të parë një trofe në “Golden Globes”, paçka se është nominuar edhe 4 herë vitet e kaluara.

“Best Performance by an Actress in a Supporting Role” – është çmimi me të cilin Viola doli nga salla e teatrit.

Teksa mbajti fjalimin përshëndetës për çmimin, aktorja e njohur ka nderuar babain e saj, Dan Davis. “Babai im u lind në 1936-n, rriti kuajt, pati 5 klasë shkollë, nuk dinte të lexonte kur unë isha 15 vjeçe”, – tha Viola. “Por e di çfarë? Ai kishte një histori dhe e meritonte që dikush ta thoshte. Dhe August Wilson [regjisori] e tha”.

Davis luajti në filimin “Fences”, që trajtonte jetën e një babai me ngjyrë, të cilin aktorja dëshiron ta paraqesë si babain e saj.

Me siguri, babai i saj do të jetë mjaft krenar për vajzën e tij. /Blitz.al/

Share