Blitz

 Breaking News

Aktorja e famshme tregon për krizat e panikut: “Kam pasur probleme me ankthin qëkur isha 7 vjeç.”

Aktorja e famshme tregon për krizat e panikut: “Kam pasur probleme me ankthin qëkur isha 7 vjeç.”
October 03
19:18 2018

Aktorja e famshme Emma Stone ka folur edhe më herët për problemet emocionale të saj, por këtë herë na tregoi detaje të reja. Në një bisedë me Dr. Harold S. Koplewicz për “Child Mind Institute” ajo tha se beteja e saj me ankthin ka nisur që në moshën 7 vjeçare.

“Pasi mbarova klasën e parë, kisha krizën time të parë të panikut. Ishte vërtet, vërtet e frikshme dhe e tepërt për t’u përballuar. Isha në shtëpine e një shoqeje dhe papritur thjesht më dukej sikur shtëpia po merrte flakë dhe do shkatërrohej… normal që shtëpia nuk ishte në flakë, por gjithçka brenda meje më thonte se do të vdisnim. “- tha ajo.

Më pas, ajo u diagnostifikua me çrregullimet e ankthit dhe panikut, pavarësisht se atëherë nuk e kuptonte. Emma shprehet e lumtur që nuk e kuptonte, sepse përndryshe do e kishte penguar në ëndrrat e saj për t’u bërë aktore.

Është inspiruese të shohësh që pavarësisht se mund të vuajnë nga probleme emocionale, kjo nuk i pengon të jenë të suksesshme në atë që bëjnë. /Blitz.al/

Share