Blitz

 Breaking News

“Aksion” në Tv Klan, ndryshime edhe në emisionin “Stop”?

“Aksion” në Tv Klan, ndryshime edhe në emisionin “Stop”?
July 21
15:07 2017

Sezoni i ri në televizionet shqiptare duket se do të ketë shumë  ndryshime  jo vetëm në programacion, por edhe në personazhe. Pas lajmit të raportuar sot, ku Blitz.al shkroi se Marina Vjollca do t’i bashkohet  skuadrës së “Tv Klan”, zbulohet gjithashtu se ndryshime do të ketë në një tjetër emision të këtij televizioni.

Bëhet fjalë për emisionin”Stop”. Blitz.al ka mësuar që prej datës 4 korrik janë hapur audicionet për  gjetjen e velinave, vajzave  që shoqërojnë në çdo puntatë dy moderatorët, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj. Duket se dy balerinat bukuroshe pjesë e trupës së koreografit Albi Nako, Alba Hoxha dhe Ensa Llaçi, nuk do të jenë më pjesë e emisionit investigativ. Se kush do të jenë zëvendësueset e tyre, na mbetet të presim deri në sezonin e ri./Blitz.al/

Share