Blitz

 Breaking News

Aksidentohet këngëtari i njohur shqiptar

Aksidentohet këngëtari i njohur shqiptar
August 04
22:10 2017

 

Dita-ditës po dëgjojmë lajme nga më të trishtat dhe një i tillë vjen edhe nga Kosova ditën e sotme.

Bëhet fjalë për një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë këngëtarin e njohur, Naim Bunjaku, apo siç njihet për publikun e gjerë me emrin, Xuxi.

Siç bën të ditur edhe Prive.al, automjeti me të cilin udhëtonte Xuxi është përplasur me një makinë zyrtare të Eulex-it. Këngëtari është dërguar menjëherë në spital, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërkohë autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e Bunjakut nuk është bërë akoma e ditur.

Së fundmi, Xuxi ishte pjesë e jurisë së edicionit të gjashtë të “The Voice of Albania”.

Shërim të shpejtë Xux! /Blitz.al/

Share