Blitz

 Breaking News

Ajola Xoxa poston foton romantike me Erionin, vetëm 12 orë përpara lindjes së djalit

Ajola Xoxa poston foton romantike me Erionin, vetëm 12 orë përpara lindjes së djalit
October 20
22:24 2018

Vetëm dy javë më parë Ajola Xoxa dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u  bënë prindër për herë të parë dhe në jetë ka ardhur djali i tyre Kajan. Duket se Ajola i ka ruajtur fotot e shtatzënisë  dhe po i poston ato pas lindjes.

Në postimin e fundit në Instagram,  Ajola ka ndarë me ndjekësit e saj një foto shumë të veçantë dhe romantike ku duket së bashku me Veliajn i cili duart i ka vendosur në barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes.  Sipas Ajolës fotoja është shkrepur vetëm 12 orë përpara ardhjes në jetë të Kajanit.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë komplimentuar çiftin për foton e bukur dhe në fakt Ajola po bën shumë mirë që po i ndan këto momente me ne sepse nuk duheshin humbur për asnjë arsye. /Blitz.al/

 

Share