Blitz

 Breaking News

“Ajo ka menduar vetëvrasjen…” – Miku më i mirë i Princeshë Diana-s rrëfen përballjen e saj me dashnoren e Princ Charlie-t

“Ajo ka menduar vetëvrasjen…” – Miku më i mirë i Princeshë Diana-s rrëfen përballjen e saj me dashnoren e Princ Charlie-t
November 26
14:48 2018

Në studion e “Domenica Live”, ditën e djeshme gjithë vëmendjen e ka marrë historia e jetës dhe vdekjes së Lady Diana.

Ishte miku i saj më i mirë, Derek Deanes, i cili ka rrëfyer ndër të tjera edhe detaje që lidhen me disa ditë para se princesha të ndërronte jetë gjatë një aksidenti me makinë në Paris.

Që nga momenti i aksidentit në 31 gusht 1997 dhe përgjatë gjithë këtyre viteve, versioni zyrtar i vdekjes së Dianës është debatuar shpesh.

Madje ditët e fundit, ish-mbreti i paparacëve, Darryn Lyons tha se versioni i aksidentit në Paris “nuk është domosdoshmërisht i vërtetë”.

Miku i Princeshës së popullit, Deane, i tha moderatores Barbara D’Urso se kur Diana zbuloi se Princi Çarli e tradhtonte me Camilla-n, ajo kishte menduar vetëvrasjen.

“Diana e kuptoi se Çarli ishte i dashuruar me Camilla-n, që kur ata të dy po martoheshin.”- shprehet ai.

Sipas dëshmisë së tij, ajo gjithashtu u përball me Camilla-n dhe i tha asaj ta linte të qetë bashkëshortin e saj.

“Përgjigja e Camilla-s”, thotë Deane, ishte: “Ti do të bëhesh mbretëreshë, ti je nëna e fëmijëve të tij, ti je gruaja e tij. Çfarë do më shumë?”

“Princesha ra në depresion dhe vuante nga bulimia. Ne biseduam për një kohë të gjatë për këtë çështje dhe ajo më tha se kishte ardhur në pikën që po mendonte të kryente vetëvrasje “- tregon ai.

“Vetëm dashuria dhe përkushtimi për fëmijët e ndaloi. Ajo jetoi për fëmijët e saj, ato ishin gjëja më e rëndësishme në jetë.

Ai gjithashtu tregoi se pas divorcit Diana ndihej më e fortë.

“Kur ajo u divorcua ndihej më e fortë, donte të jetonte jetën e saj. U takua me një kirurg pakistanez me të cilin qëndroi 2 vite e lidhur dhe ajo ishte periudha kur Diana ra me të vërtetë në dashuri.” /Blitz.al/

Share