Blitz

 Breaking News

Ajo i tha po! Kirsten Dunst fejohet me Jesse Plemons

Ajo i tha po! Kirsten Dunst fejohet me Jesse Plemons
January 11
12:28 2017

Aktorja Kirsten Dunst dhe i dashuri i saj Jesse Plemons thuhet se e kanë çuar lidhjen e tyre në një stad tjetër dhe kjo ka ndodhur pikërisht fundjavën që lamë pas, kur u mbajt dhe eventi “Golden Globe Awards”. Kirsten dhe Jesse janë fejuar!

Çifti është vënë re për herë të parë duke u puthur  në muajin maj gjatë një dite në Studio City në Kaliforni dhe atëherë aktorja kishte rreth një muaj që i kishte dhënë fund lidhjes prej katër vitesh me Garret Hedlund. Kirsten ka rrëfyer lidhur me ëndrrat e saj për të nisur një familje dhe mbi martesën e saj ideale.

“Unë dua të martohem në të ardhmen, ndoshta në të 30-at dhe do të jetë diçka intime. Lidhja në gjendjen civile, në shtëpi, një darkë me DJ me miqtë më të afërt dhe familjen. Do ta trajtoj si të jetë  thjesht një festë ditëlindjeje. Për sa u përket fëmijëve, do të doja të kisha dy fëmijë”,- ka rrëfyer aktorja./Blitz.al/

Share