Blitz

 Breaking News

Ai tha se është fansja e tij, Fjolla Morina hakmerret keq me miliarderin iranian

Ai tha se është fansja e tij, Fjolla Morina hakmerret keq me miliarderin iranian
October 06
21:19 2018

Lajme të shumta qarkulluan sot pasi miliarderi iranian Sasha Sobani ish-i dashuri i këngëtares Morena Taraku mbërriti në Kosovë. Kjo sepse ai postoi një video me një tjetër këngëtari seksi siç  është Fjolla Morina. Pasi u fol se ata mund të jenë në një lidhje ka qenë Fjolla që për “Lajmi.net” u shpreh se ata janë vetëm miq.

Por nuk mbaron me kaq sepse në një story në Instagramin e tij Sasha e ka konsideruar Fjollën si fanse të tij e cila i ka kërkuar vetë ta postojë videon dhe ti bëjë tag.

Por nuk ka vonuar përgjigja e Fjollës e cila e ka “goditur” rëndë  miliarderin dhe ka postuar një foto me ish-të dashurën e tij këngëtaren Morena Taraku. Ajo nuk është ndalur me kaq dhe shkruan se: “Vëllezërit para kur*ave”. Tashmë presim përgjigjen Sashës.

Share