Blitz

 Breaking News

“Ai, një ngacmues i ndyrë!” – Skena e dhunës ndaj koleges që mund të fusë në telashe aktorin e famshëm James Franco…

“Ai, një ngacmues i ndyrë!” – Skena e dhunës ndaj koleges që mund të fusë në telashe aktorin e famshëm James Franco…
October 10
12:32 2018

Aktori i famshëm James Franco është akuzuar për sulm të dhunshëm.

Ka qënë kolegia e tij, aktorja Busy Philipps e cila ka akuzuar aktorin për sulm fizik në librin e saj të fundit.

Philipps e quan aktorin “nje ngacmues të ndyrë”.

Sipas “Radar Online”, aktorja ka pohuar se ngjarja ka ndodhur gjatë xhirimeve te filmit “Freaks and Geeks”.

Sipas saj, ajo ishte udhëzuar që të godiste lehtë Franco-n në gjoks, por si kundërpërgjigje aktorja ka marrë një sulm të dhunshëm:

“Ai më kapi në të dy krahët dhe më bërtiti në fytyrë “mos më prek kurrë më”, e më pas më hodhi në tokë.” – u shpreh ajo.

Pas ngjarjes aktori është larguar menjëherë, ndërsa stafi ka vapruar për t’i ardhur në ndihmë Philipps.

Të nesërmën, James Franco i kishte kërkuar falje, sepse sipas Philipps “kështu e kishin udhëzuar”, por nuk u dënua aspak për veprimet e tij, – shkruan aktorja në librin e saj. /Blitz.al/

Share