Blitz

 Breaking News

Acarohet këngëtari: “Mos ngacmoni seksualisht vajzat në koncertin tim!”

Acarohet këngëtari: “Mos ngacmoni seksualisht vajzat në koncertin tim!”
August 21
18:01 2017

Sezoni veror është gjithmonë sezon i artë për të gjithë artistët, të cilët mezi presin të kenë mundësinë të performojnë përpara një numri të madh njerëzish. Njësoj ka ndodhur edhe me Sam Carter, këngëtarin legjendë të grupit “The Architects”, i cili ka qenë duke performuar në festivalin “Lowlands” në Amsterdam. Teksa ai ka qenë duke kënduar ka vënë re që në një moment, teksa një fanse ka dashur të çajë rrugën për të dalë përpara, një djalë i ka prekur gjoksin.

Ky episod e ka mërzitur pa masë këngëtarin, i cili ka ndaluar këngën për të bërë një thirrje dhe ka qenë vërtet i acaruar.

“E pashë dhe ishte shumë e shpifur! Nuk ka vend për të tilla skena, në koncertet e mia jo një herë!  Nuk është trupi yt ia dh*efsha racën, nuk mund ta prekësh dikë tjetër, të paktën jo në koncertin tim!” – ka thirrur me sa ka pasur në kokë ai. /Blitz.al/

 

Share