Blitz

 Breaking News

A mund të jetë Dojna Mema prezantuesja e “Big Brother VIP”?!

A mund të jetë Dojna Mema prezantuesja e “Big Brother VIP”?!
October 17
18:08 2018

“Big Brother” është padyshim  një ndër produksionet më të ndjekura dhe më të komentuar në Top Channel, dhe jo vetëm.

Aq i përfolur sa është formati dhe personazhet, po aq të përfolur si në çdo fillim sezoni janë edhe kandidatët e mundshëm për prezantimin e tij.

Menjëherë sapo u njoftua se këtë vit do te transmetohej  versioni  “Vip” i këtij produksioni, menjëherë filluan aludimet për emrat e mundshëm për prezantim.

Si gjithmonë u fol për Arbana Osmanin, Ledion Liçon dhe madje edhe Luana Vjollcën, por në mendje nuk na kishte shkuar se një alternativë interesante do ishte dhe Dojna Mema.

E pyetur nga ndjekësit në profilin e saj në Instagram se nëse e ka menduar ndonjëherë veten si prezantuese e “Big Brother VIP”, moderatorja simpatike e “Pop Culture” u përgjigj kështu:

“Para 3 vitesh nuk e kisha menduar se do prezantoja “Top Fest 12”, por  ndodhi. Kështu që sytë katër dhe shumë punë”.

Kandidatët u shtuan, tani presim me kuriozitet kujt do i besohet formati i shumëpritur./Blitz.al/

 

Share