Blitz

 Breaking News

A i thyen Seldi zemrat gocave? Këngëtari ka diçka për të thënë në lidhje me këtë

A i thyen Seldi zemrat gocave? Këngëtari ka diçka për të thënë në lidhje me këtë
December 02
19:15 2018

Këngëtari i njohur Seldi Qalliu vetëm pak kohë më parë i dha fund një tjetër fejese shumë të bujshme siç ishte ajo me këngëtaren Mimoza Shkodra. I ftuar këtë puntatë në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës këngëtari është pyetur se përse i ka dalë nami  që thyen zemrat e vajzave. Ai në lidhje me këtë tha se:

“Unë nuk kam thyer ndonjëherë zemrat e vajzave por nga ndarha njerëzit mendojnë se fajin e ka mashkulli. Por për rastin konkret (i referohet lidhjes me Mimoza SHkodrën) as ajo nuk më ka lënë mua as unë atë, ne jemi ndarë si dy njerëz shumë të civilizuar me këmbë në tokë. Duke parë që gjërat nuk shkuan siç ne donim ishte zgjidhja më e mirë.”

I ngacmuar nga Fatma nëse ata janë miq me njëri-tjetrin ai u shpreh se kjo nuk ka rëndësi mjafton fakti që ato janë ndarë si dy njerëz të civilizuar.

Share