Blitz

 Breaking News

“A duhet djemtë të qajnë?”-emisioni i mëngjesit ndez debate të ashpra në rrjet

“A duhet djemtë të qajnë?”-emisioni i mëngjesit ndez debate të ashpra në rrjet
May 08
22:20 2019

Emisioni i mëngjesit “This Morning” është bërë pjesë e një debati të zjarrtë në rrjet pasi tema e diskutimit të tyre ishte pikërisht: “A është në rregull që djemtë të qajnë?”

Më fal, por pse bëhet ende kjo pyetje?

Tekstshkruesi Glenn Slater ishte i ftuar dhe u shpreh se djemtë marrin “dashuri të fortë” dhe pranoi se nuk ka asnjë kujtim të lumtur nga marrëdhënia e tij me të atin:

“Është e trishtë, por më bëri më të fortë.Nëse një djalë qan ose shihet duke qarë, do ta tallin. Mendoj se duhet t’i mbrosh fëmijët e tu. Nëse një vajzë qan, njerëzit nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë. ”

Ndërkohë e ftuara tjetër, shkrimtarja Vicki Psarias u shpreh se t’i thuash djemve që nuk munden të shfaqin emocione është vërtetë dëmtuese dhe se duhet të fillojmë ta trajtojmë të qarën si diçka të natyrshme.

“Kur sheh statistikat e vetëvrasjes, kupton që po bëhet epidemi.”- u shpreh ajo.

Ndjekësit e emisionit të mëngjesit kanë shpërthyer në rrjete sociale (dhe me shumë të drejtë), madje ata mendojnë se ky debat as nuk duhet të ishte transmetuar:

“Të shihja debatin “A duhet djemtë të qajnë” më ka lënë të neveritur. Ka burra aty jashtë që janë të depresionuar dhe ky debat nuk do i ndihmojë fare! Është në rregull që burrat të qajnë dhe të shprehin emocionet e tyre. Duhet t’i mbështesim, jo t’i themi të burrërohen.”

“Ky debat ishte vërtet çmenduri. Të qash është një emocion tërësisht normal, njerëzor; është 2019 dhe më duket çmenduri që është ende një temë për t’u diskutuar.”

Dhe debate të tilla televizive, që ndiqen nga një audiencë tepër e madhe, na rikujtojnë sa shumë punë kemi drejt ndërgjegjësimit të njerëzve për barazinë gjinore dhe shëndetin mendor. Dhe djem, mund të qani sa herë të ndiheni në mënyrë të tillë. Mos i ndrydhni emocionet, nuk do bëheni më të fortë. /Blitz.al/

 

 

Share