Blitz

 Breaking News

Vajza e Rezarta Shkurtës ka një kërkesë të veçantë për prindërit

Vajza e Rezarta Shkurtës ka një kërkesë të veçantë për prindërit
October 22
14:39 2018

Tani që familja u bashkua dhe i hodhën pas krahëve sfidat e vështira, familja e vogël e Rezarta Shkurtës është mbushur gjithë dashuri.

Vajza e saj e vogël, Hera, ka filluar të përkëdhelet dhe të ketë kërkesat e saj të veçanta.

Këngëtarja ka postuar disa video në Storyt-t e profilit të saj personal në Instagram, ku na bën të gjithëve dëgjues të një bisede shumë interesante me vajzën e saj.

Videoja nis me pyetjen drejtuar Herës se cila është dëshira e saj, dhe ajo e vendosur përgjigjet: “Dua motër, nuk dua vëlla, se vëllezërit janë çuna.”

Mami Rezi duket se po e shijonte bisedën me Herën dhe vazhdon edhe më tej me pyetjet ngacmuese. Ajo e pyet vogëlushen për emrin e së motrës, dhe Hera e ka gati emrin e veçantë. Ajo dëshiron ta quajë “Jume”.

Në videon pasusese, këngëtarja ka postuar vazhdimin e bisedës, këtë herë në një komunikim mes babë e bijë.

Duke i mbajtur lojën së bijës, Ermali pyet Herën nëse do pranonte t’i ndante rrobat me të motrën, por duket se në këtë pjesë ajo i ka ngjarë mami Rezartës, dhe nuk bën kompromis.

Familja e bashkuar duket tani shumë e lumtur pranë njëri-tjetrit, bashkë me këto kërkesat e lezetshme të Herës. Ne e shijuam gjithë komunikimin e tyre special!

 

 

Share