Blitz

 Breaking News

9 vite pa folur me të ëmën, Jennifer Aniston tregon për herë të parë arsyen

9 vite pa folur me të ëmën, Jennifer Aniston tregon për herë të parë arsyen
December 04
15:20 2018

Një zënkë nënë e bijë që zgjati plot 9 vite dhe që sot e përlot aktoren e njohur.

Jennifer Aniston ka rrëfyer për herë të parë marrëdhënien e vështirë që ka pasur me të ëmën e saj, e cila u nda nga jeta në vitin 2016.

Aniston ka qëndruar 9 vite pa folur me mamanë e saj, dhe e ka vizituar atë vetëm dy javë para se ajo të ndërronte jetë.

Gjatë intervistës së dhënë sëfundmi aktorja tregoi se arsyeja mungesës së komunikimit nënë e bijë për kaq shumë vite, ishte pasi mamaja e saj, Nancy Dow  botoi një libër me kujtime “Mother and Daughter to Friends: A memoir” në vitin 1999 kundër dëshirës së Jennifer.

“Ajo ishte një grua model dhe i  kushtonte rëndësi prezantimit dhe asaj se si dukej ose se si do të dukesha unë. Unë nuk u bëra dot fëmija që ajo shpresonte.”- ka treguar ndër të tjera aktorja e njohur.

/Blitz.al/

 

 

Share