Blitz

 Breaking News

“6 muaj me Kajan”- leksioni që Ajola Xoxa ka për djalin e saj dhe për të gjithë fëmijët

“6 muaj me Kajan”- leksioni që Ajola Xoxa ka për djalin e saj dhe për të gjithë fëmijët
April 06
14:29 2019

Në tetorin e 2018-ës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, u bënë prindër për herë të parë.

Sot në 6 prill, çifti i parë i Tiranës, feston 6 muajt që djali i tyre Kajan është lumturia e tyre më e madhe. Këtë rast, Ajola e ka shfryëzuar për të dhënë një leksion jete, jo vetëm për të birin por edhe për të gjithë fëmijët e tjerë. Bëhet fjalë për një copëz të kryeveprës së letërsisë “Princi i vogël”, që partnerja e kryebashkiakut e ka postuar në Instagram: “Nëse do të ndërtosh një anije, mos i mblidh burrat e gratë për t’u dhënë urdhra, për t’u treguar si ndërtohet… Nëse do të ndërtosh një anije, bëj të lindë në zemrat e tyre dashuria për detin. Ata do ta ndërtojnë vetë anijen.

Ndërkohë në foton që e shoqëron këtë shkrim, ka një tjetër shprehje e bukur, sërish i marë nga ky libër: “Vetëm me zemër mund ti shohësh gjërat si duhet. Ajo që është e rëndësishme është e padukshme për sytë.

Edhe pse Ajola, së bashku me Erion Veliaj-n kanë vendosur që Kajan të mos e prezantojnë ende me fytyrë për ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ajo nuk nguron që herë pas herë të postojë foto me të dhe të tregojë momente e tyre më të veçanta. /Blitz.al/

Share