Blitz

 Breaking News

“5 vite pa ty shok”- Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Mesila Doda kujton Sokol Olldashin me një mesazh të ndjerë

“5 vite pa ty shok”- Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Mesila Doda kujton Sokol Olldashin me një mesazh të ndjerë
November 20
18:24 2018

Sot bëhen 5 vite që kur u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Mesila Doda e ka kujtuar përvjetorin e pestë të vdekjes së kolegut dhe mikut të saj, me anë të një statusi në profilin e saj në “Facebook”.

Me një mesazh të ndjerë, Mesila thotë se ka menduar gjithmonë që ikja e tij ishte një keqkuptim dhe se dëgjon më shumë njerëz të thonë “sikur të ishte gjallë”.

“U bene 5 vite pa ty shok, sa më shumë kohë kalon, aq më shumë dëgjoj njerëz të thonë: “sikur të ishte gjallë”.
Kam menduar gjithmonë që ikja jote e pakohë ishte keqkuptim, gjithçka do ishte ndryshe e më e mirë në këtë botë nëse një njeri si ti do ishte ende.
Paqja e Zotit qoftë me ty Sokol. Ne të gjallët luftojmë ende derisa të marrim fryme. Tek e fundit jeta është një betejë pa fund dhe ti i përkisje atij lloji luftëtarësh që betejat e tua i bëje me mendje e zemër. Pusho në paqe vlla, kjo botë është kaq ndryshe qysh kur ike ti.” shkruan Mesila në Facebook.

Sokol Olldashi vdiq në 20 nëntor 2013 pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Krrabë.

Aksidenti ndodhi në mbrëmje vonë dhe  shkak i tij u tha se ishte lagështia dhe shpejtësia e lartë me të cilën Olldashi ka udhëtuar, makinat e të cilit u rrëzua 20 metra poshtë në humnerë, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Përveçse politikan, Olldashi do të mbahet mend edhe për poezitë e tij të bukura.

“Të dielën” është poezia e cila bën pjesë në vëllimin poetik “Unë dhë unë’ dhe u bë masivisht e njohur pas vdekjes së Olldashit:

Do të shkoj në varreza të dielën,

Pa dal dielli ende në ndajnatë.

S’do ta zgjoj, jo, rojen syfjetur,

Qetësisht do mbyll portën prapë.

Do eci i heshtur ndër varre,

Në mes emrash, të shumtën s’i njoh.

Pak vend bosh do të gjej të ngul kryqin

Në dheun nga shirat bërë llohë.

Do të ndez më pas një qiri,

Një cigare me qiri do ta ndez,

Do ta fsheh paketën nën plis

Ta pi ngeshëm, pasi të vdes

E të ik…

 

/Blitz.al/

Share