Blitz

 Breaking News

4 të pandashëm, Bieta Sulo na prezantoi me një foto portretin e lumtur familjar

4 të pandashëm, Bieta Sulo na prezantoi me një foto portretin e lumtur familjar
December 01
13:17 2018

Bieta Sulo gjithnjë ka folur hapur për marrëdhëniet e mira në familjen e saj, por ditën e djeshme na e prezantoi aq bukur vetem me një foto dhe disa rreshta.

“Vajza me babin, djali me mamin, të katërt të pandashëm.”- ka shkruar ajo pranë fotos. Menjëherë, komentet e marra ishin tepër pozitive, duke e përgëzuar atë për marrëdhëniet e krijuara. Kujtojmë që kur ishte e ftuar në Thumb, Bieta tregoi që për vajzën e Albanit, Joelle,është si një shoqe e madhe:

“Padiskutim marrëdhënia që kam patur me Joellin më ka ndihmuar shumë. Unë e njoh atë që kur ka qenë sa Kroi sot. E kam thënë që me Joellin s’kam dashur kurrë të bëj mamanë,por të jem shoqjae asaj. Por sado, një lloj përkujdesje ndaj saj e kisha kur ajo vinte në shtëpinë tonë.”

Foto të tilla në muajt dimërorë janë e vetmja ngrohtësi që na duhet. /Blitz.al/

Share