Blitz

 Breaking News

Shkencëtarët zbulojnë: Hëna është shumë më e vjetër nga sa mendoni!

Shkencëtarët zbulojnë: Hëna është shumë më e vjetër nga sa mendoni!
January 13
13:05 2017

Një studim i fundit ka treguar se Hëna është shumë më  vjetër nga sa është menduar deri tani. Sipas studimit, ajo është 4.51 miliardë vjeçare dhe ky pohim vjen si pasojë e vlerësimit të shkëmbinjve  të sjellë nga shkencëtarët e Apollo 14 në vitin 1971.

Sipas tyre, Hëna është formuar  brenda 60 milionë viteve të krijimit të sistemit diellor.  Studimi është bërë mbi përmbajtjen e uranium-plumbit  në fragmente të vogla që janë marrë nga mostrat.  Ky studim mund të ndihmojë në zbulimin e më shumë informacioneve jo vetëm për Hënën, por edhe sistemin tonë diellor dhe madje vetë Tokën sipas autores së UCLA-s, Malanie Barboni. Ajo është shprehur se po ekzaminohen 14 mostra  të Apollo 14. /Blitz.al/

Share