Blitz

 Breaking News

Organi i zbuluar së fundmi që i bashkohet anatomisë së njeriut

Organi i zbuluar së fundmi që i bashkohet anatomisë së njeriut
January 03
19:00 2017

Trupi juaj ka një organ të cilin nuk e kishit njohur më parë.  Bëhet fjalë për një organ të brendshëm, i cili thuhet se ka qenë “fshehur” në sistemin tonë të tretjes gjatë gjithë kësaj kohe.

Shkencëtarët janë shprehur se njohin strukturën e tij, por funksioni i këtij organi është ende i paqartë. Nuk dihet se si prania e tij e ndihmon aparatin tonë të tretjes.  Njihet ndryshe në gjuhë shkencore si “mesentery”. “Përshkrimi anatomik i parashikuar në 100 vitet e fundit ka qenë i pasaktë. Bëhet fjalë për një organ të vazhdueshëm në sistemin e tretjes. Ka një strukturë komplekse, është organ i veçantë”,- është shprehur një nga studiuesit.

Bëhet fjalë për një zgavër të mbuluar dyfish nga peritoneumi (membrana) dhe që mbron shtresën e brendshme të aparatit tretës, duke e mbajtur çdo gjë të mbyllur. Më parë ai është konsideruar si pjesë e aparatit tretës, ndërsa tashmë shkencëtarët pohojnë se ai është një organ më vete, i veçantë. Megjithatë do të duhen edhe më shumë studime për ta faktuar këtë zbulim./Blitz.al/

a1

Share